Në Komunën e Strugës u pritën nga Sekretari z. Kreshnik Kaba dhe ekipi i Kryetarit, ku u diskutua për bashkëpunim konkret në mbledhjen e dëshmive dhe materialeve që lidhen me atë periudhë. Gjatë ditës vizituan Qendrën Kulturore të Strugës dhe u takuan me drejtoreshën znj. Brokja Miladinovski dhe ekipin e saj, me fokus në ruajtjen […]
Gjatë qëndrimit në Dibër u pritën nga Kryetari i Komunës, z. Fisnik Mela, me të cilin u bisedua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit. Po ashtu zhvilluan takime me Gjeneralin Gëzim Ostreni dhe bashkëpunëtorët e kryetarit, znj. Majlinda Kaba Osmani, Lumi Croji dhe Afrim Kerkuti. Vizituan edhe Qendrën për Kulturë të qytetit të Dibrës, ku u […]
Delegacioni i IKKL-së u prit nga Prorektori Prof. Dr. Fati Iseni, i cili shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e hulumtimit shkencor, edukimit dhe projekteve të përbashkëta akademike. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet IKKL-së dhe Universitetit “Nënë Tereza”, i cili synon avancimin e bashkëpunimit në studimin e krimeve […]
Bazuar në ligj, IKKL është përgjegjës për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë, nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000.
Mirëpo, IKKL ka gjithashtu mandat që të dokumentojë dhe hulumtojë edhe krimet e veprimet tjera që kanë çuar te lufta në Kosovë, me qëllim të paraqitjes së plotë të fakteve që ndërlidhen drejtpërdrejt me luftën.
Veprime të kryera si pjesë e një sulmi të gjerë ose sistematik të drejtuar kundër popullsisë civile, të tilla si vrasje, shfarosje, skllavëri, deportim dhe tortura. Këto krime janë të natyrës së rëndë dhe kanë pasoja të mëdha mbi popullsinë civile, duke përfshirë edhe shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut.
Shkatërrimin ose dëmtimin e pronës, humbjen e mjeteve të jetesës dhe ndikimet e tjera ekonomike që viktimat e luftës mund të kenë përjetuar.
Dëmtimet trupore të viktimave si dhe traumat mendore dhe emocionale që lidhen me përvojat e luftës. Dëmet fizike përfshijnë plagët, lëndimet dhe dëmtimet e tjera trupore, ndërsa dëmet psikologjike/shpirtërore përfshijnë çrregullimet e stresit post-traumatik (PTSD), depresionin dhe probleme të tjera të shëndetit mendor që mund të rezultojnë nga përvojat traumatike të përjetuara gjatë luftës.
Dëmtimin e ekosistemeve, ndotjen e mjedisit dhe varfërimin e burimeve natyrore si pasojë e luftës.
Dëmtimin ose shkatërrimin e objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore, monumenteve historike dhe objekteve të tjera të rëndësishme kulturore.
Përfshijnë veprime që mund të mos kategorizohen lehtësisht në kategoritë e mësipërme, por që gjithsesi përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe normave ndërkombëtare. Këto mund të përfshijnë krime si trafikimi i njerëzve, përdhunimet në kohë lufte dhe veprime të tjera të dhunshme që kanë pasoja serioze për individët dhe komunitetet e prekura.
Përsa i përket kategorizimit të dëmeve, IKKL klasifikon dhe kategorizon dëmet e shkaktuara gjatë luftës për qëllime të hulumtimit dhe dokumentimit