Fadil Muçolli, i cili në këtë masakër humbi 14 anëtarë të familjes së ngushtë, dhe Lumnije Muçolli, e mbijetuar e masakrës, rrëfejnë për tmerrin e përjetuar, humbjen e familjarëve dhe kërkesën e tyre për drejtësi.
“Nuk teret ky gjak pa dalë në shesh e vërteta.” – Fadil Muçolli
Instituti mbetet i përkushtuar në dokumentimin, ruajtjen dhe prezantimin e së vërtetës, me qëllim që krimet të mos harrohen dhe kujtimi për viktimat të ruhet për brezat e ardhshëm.
E vërteta duhet të dokumentohet. Kujtesa duhet të ruhet. Drejtësia duhet të kërkohet.