Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL mirëpriti sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, me rastin e prezantimit të Raportit Vjetor të Punës për vitin 2026.

Për të tretin vit me radhë, Instituti prezantoi para Kryeministrit Kurti rezultatet e punës në dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Vizitat e rregullta të Kryeministrit dhe mbështetja e Qeverisë dëshmojnë një vetëdije të lartë politike dhe institucionale për rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës dhe ruajtjes së kujtesës historike.

Gjatë raportimit, z. Atdhe Hetemi – Drejtor Ekzekutiv i IKKL-së, veçoi tri arritje kryesore të vitit 2026: publikimin e listës preliminare të personave të vrarë, të zhdukur me dhunë ose që kanë vdekur si pasojë e luftës gjatë periudhës 1998–2000; ndërkombëtarizimin e punës shkencore, përmes botimit akademik nga Routledge, konferencave dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare; si dhe pasurimin e arkivit të Institutit me dokumente, fotografi dhe dëshmi të të mbijetuarve.

Këto rezultate konkrete kontribuojnë në krijimin e një baze shkencore që do t’u shërbejë institucioneve, hulumtuesve dhe brezave të ardhshëm.

Dokumentimi i krimeve të luftës është përgjegjësi ndaj viktimave dhe të mbijetuarve, si dhe kontribut për kujtesën, drejtësinë dhe paqen e qëndrueshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors