Z. Skender Dauti nga Komuna e Shtimes nënshkroi procesverbalin e dorëzim-pranimit të materialeve arkivore që dokumentojnë krimet e luftës. Ndërkohë, Hyrë Jasharaj, e mbijetuar e sulmit të forcave serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila në atë kohë ishte vetëm 13-vjeçare, ndau rrëfimin e saj për përvojën personale dhe plagosjen gjatë sulmeve ndaj […]
Ekspozita rikthen në kujtesë ngjarjet më përcaktuese të historisë sonë moderne, të cilat mobilizuan shoqërinë shqiptare në vend, rajon dhe në diasporë në mbështetje të rezistencës për lirinë e Kosovës. Materialet e prezantuara, përfshirë fotografitë e realizuara nga Ridvan Slivova dhe Bekim Shyti, janë dëshmi vizuale të asaj kohe që kontribuojnë në dokumentimin dhe ruajtjen […]
Me këtë rast, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së priti në takim Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me të cilin diskutoi për rëndësinë dhe mundësitë e inicimit të procesit të digjitalizimit për nevojat e Institutit, në përputhje me zhvillimet më të fundit teknologjike. Ky bashkëpunim synon të avancojë kapacitetet institucionale në fushën e digjitalizimit, veçanërisht […]
Bazuar në ligj, IKKL është përgjegjës për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë, nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000.
Mirëpo, IKKL ka gjithashtu mandat që të dokumentojë dhe hulumtojë edhe krimet e veprimet tjera që kanë çuar te lufta në Kosovë, me qëllim të paraqitjes së plotë të fakteve që ndërlidhen drejtpërdrejt me luftën.
Veprime të kryera si pjesë e një sulmi të gjerë ose sistematik të drejtuar kundër popullsisë civile, të tilla si vrasje, shfarosje, skllavëri, deportim dhe tortura. Këto krime janë të natyrës së rëndë dhe kanë pasoja të mëdha mbi popullsinë civile, duke përfshirë edhe shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut.
Shkatërrimin ose dëmtimin e pronës, humbjen e mjeteve të jetesës dhe ndikimet e tjera ekonomike që viktimat e luftës mund të kenë përjetuar.
Dëmtimet trupore të viktimave si dhe traumat mendore dhe emocionale që lidhen me përvojat e luftës. Dëmet fizike përfshijnë plagët, lëndimet dhe dëmtimet e tjera trupore, ndërsa dëmet psikologjike/shpirtërore përfshijnë çrregullimet e stresit post-traumatik (PTSD), depresionin dhe probleme të tjera të shëndetit mendor që mund të rezultojnë nga përvojat traumatike të përjetuara gjatë luftës.
Dëmtimin e ekosistemeve, ndotjen e mjedisit dhe varfërimin e burimeve natyrore si pasojë e luftës.
Dëmtimin ose shkatërrimin e objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore, monumenteve historike dhe objekteve të tjera të rëndësishme kulturore.
Përfshijnë veprime që mund të mos kategorizohen lehtësisht në kategoritë e mësipërme, por që gjithsesi përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe normave ndërkombëtare. Këto mund të përfshijnë krime si trafikimi i njerëzve, përdhunimet në kohë lufte dhe veprime të tjera të dhunshme që kanë pasoja serioze për individët dhe komunitetet e prekura.
Përsa i përket kategorizimit të dëmeve, IKKL klasifikon dhe kategorizon dëmet e shkaktuara gjatë luftës për qëllime të hulumtimit dhe dokumentimit