Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sot, ekipi i IKKL-së realizoi vizitë zyrtare në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ku zhvilloi takime me drejtuesit e këtij institucioni të rëndësishëm akademik.

Delegacioni i IKKL-së u prit nga Prorektori Prof. Dr. Fati Iseni, i cili shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e hulumtimit shkencor, edukimit dhe projekteve të përbashkëta akademike. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet IKKL-së dhe Universitetit “Nënë Tereza”, i cili synon avancimin e bashkëpunimit në studimin e krimeve të luftës, drejtësisë tranzicionale, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kërkimore. Po ashtu, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, Dr. Atdhe Hetemi, mbajti ligjëratë para stafit akademik dhe studentëve të universitetit, ku trajtoi rëndësinë e ruajtjes së të vërtetës historike, si dhe rolin e institucioneve akademike në ndërtimin e paqes së qëndrueshme.

IKKL shpreh mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë e Universitetit “Nënë Tereza” për bashkëpunim afatgjatë në shërbim të dijes dhe kujtesës kolektive.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors