Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sot, zyrtarët e IKKL-së realizuan vizitë zyrtare në Dibër të Maqedonisë së Veriut, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e punës në ruajtjen e kujtesës historike.

Gjatë qëndrimit në Dibër u pritën nga Kryetari i Komunës, z. Fisnik Mela, me të cilin u bisedua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit. Po ashtu zhvilluan takime me Gjeneralin Gëzim Ostreni dhe bashkëpunëtorët e kryetarit, znj. Majlinda Kaba Osmani, Lumi Croji dhe Afrim Kerkuti.

Vizituan edhe Qendrën për Kulturë të qytetit të Dibrës, ku u takuan me drejtorin z. Ylber Nuredini, si dhe me znj. Edona Alili dhe z. Argjend Imami. Diskutuan për rëndësinë e dokumentimit dhe ruajtjes së materialeve që lidhen me historinë tonë të përbashkët.

Në vazhdën e takimeve, u mirëpritën edhe nga Kryqi i Kuq në Dibër, ku u takuan me kryetarin dr. Nehat Hysa dhe sekretarin Isni Telqiu, duke vlerësuar punën dhe kontributin e tyre ndër vite në aspektin humanitar.

Së bashku me gazetaren Vjollca Sadiku, patën edhe një takim shumë domethënës me znj. Sevdije Veseli Vojnika, e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në strehimin dhe kujdesin për refugjatët në kohë të vështira.

Një pjesë e rëndësishme e kësaj vizite ishte edhe dakordimi që, përveç materialeve dhe literaturës që kemi mbledhur deri më tani, në të ardhmen të kthehemi për të mbledhur edhe dëshmi gojore, si një segment shumë i vlefshëm për dokumentimin e ngjarjeve.

Kjo vizitë është hap i rëndësishëm përpara në bashkëpunimin tonë dhe në përpjekjet për dokumentim sa më të plotë dhe të saktë të historisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors