Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sot, zyrtarët e Institutit qëndruan në Strugë, në një vizitë që lidhet drejtpërdrejt me dokumentimin e humanizmit të treguar nga popullata vendase gjatë strehimit të të dëbuarve nga Kosova.

Në Komunën e Strugës u pritën nga Sekretari z. Kreshnik Kaba dhe ekipi i Kryetarit, ku u diskutua për bashkëpunim konkret në mbledhjen e dëshmive dhe materialeve që lidhen me atë periudhë.

Gjatë ditës vizituan Qendrën Kulturore të Strugës dhe u takuan me drejtoreshën znj. Brokja Miladinovski dhe ekipin e saj, me fokus në ruajtjen dhe promovimin e dëshmive historike.

Vizituan gjithashtu Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strugë, ku u pritën nga z. Agim Krasniqi. Një ndalesë e veçantë ishte edhe pllaka përkujtimore që shpreh mirënjohjen e Republikës së Kosovës për Strugën dhe banorët e saj për pritjen dhe strehimin e refugjatëve gjatë luftës.

Takimet vazhduan në Kryqin e Kuq në Strugë, me sekretaren znj. Adhurime Dauti, si dhe në Shoqatën Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza”, me kryetarin z. Jashar Pollozhani, ku u rikujtua roli i tyre në ndihmën ndaj të dëbuarve.

U takuan edhe me drejtorin e Televizionit “Kaltrina”, z. Fisnik Tateshi, si dhe me përfaqësuesin e Shoqatës së të Burgosurve Politikë, z. Shpëtim Pollozhani, me të cilët u bisedua për rëndësinë e dokumentimit të rrëfimeve të asaj kohe.

Gjatë kësaj vizite, fondi i Institutit u pasurua me materiale të reja, përfshirë ato nga profesori Xhemi Hajredini i cili dhuroi librin e tij, dhe z. Roland Amzaji i cili kontribuoi me materiale me vlerë.

Kjo vizitë është pjesë e angazhimit për të dokumentuar faktet, por edhe anën njerëzore, solidaritetin dhe përkrahjen që populli i Strugës u dha të dëbuarve nga Kosova.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors