Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Stafi i IKKL-së realizoi vizitë pune në Bllacë të Maqedonisë së Veriut, me qëllim identifikimin e burimeve arkivore relevante dhe sigurimin e materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Vizita nisi me një takim me përfaqësuesit e OJQ-së El Hilal, z. Fatmir Myrtezani dhe z. Sabit Emin, të cilët ofruan mbështetje në identifikimin e individëve që posedojnë materiale arkivore, fotografi, dokumente dhe dëshmi me rëndësi të veçantë për periudhën e luftës në Kosovë.

Në kuadër të kësaj vizite, stafi i IKKL-së u takua edhe me vëllezërit Zelkif dhe Daut Bardhi nga Bllaca, të cilët gjatë luftës dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në pritjen, strehimin dhe mbështetjen e mijëra qytetarëve të dëbuar me forcë nga Kosova. Ata ndanë dëshmi me vlerë historike, të cilat pasqyrojnë solidaritetin dhe angazhimin e tyre human gjatë asaj periudhe.

Vizita vazhdoi me Sheip Ferën, një nga kontribuuesit e rëndësishëm gjatë luftës, i cili luajti rol të veçantë në strehimin, ushqimin dhe ofrimin e ndihmës mjekësore për të dëbuarit nga Kosova. Dëshmitë dhe materialet që ai posedon përbëjnë një burim të rëndësishëm për dokumentimin e ngjarjeve të luftës.

Gjatë takimeve, të gjithë bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me Institutin, duke kontribuar në identifikimin, grumbullimin dhe dorëzimin e materialeve arkivore që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë shpreh mirënjohje ndaj OJQ-së El Hilal për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar në organizimin dhe realizimin e kësaj vizite, si dhe për kontributin e dhënë në identifikimin e burimeve të rëndësishme arkivore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors