Gjatë vizitave, u njoh nga afër me vendet e ngjarjeve dhe me të dhënat që lidhen me krimet e kryera në këto lokacione. Dokumentimi i këtyre rasteve është pjesë e punës tonë të vazhdueshme për mbledhjen, verifikimin dhe ruajtjen e të dhënave mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në mbrëmje, u bë hapja e ekspozitës së autorit Dardan Luta, “Çarjet e qytetit të tij”. Ekspozita përfshin fotografi, katalogë dhe instalacione që pasqyrojnë dëmet dhe shkatërrimet e shkaktuara në qytetin e Pejës gjatë luftës.
IKKL fton artistët, autorët, studiuesit, fotografët, koleksionistët, familjarët e viktimave dhe të gjithë ata që posedojnë fotografi, dokumente, materiale artistike, apo dëshmi të tjera që lidhen me luftën në Kosovë, të bashkëpunojnë me Institutin për ruajtjen dhe prezantimin e tyre.
Çdo fakt është pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë. Ta dokumentojmë së bashku atë që ka ndodhur.















































