Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sot, në ambientet e IKKL-së, u dorëzuan materiale arkivore të digjitalizuara në mbështetje të proceseve të drejtësisë tranzicionale.

Ngjarje të tilla shënojnë hapa të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm të dokumentimit, përmes strukturimit dhe ruajtjes së të dhënave mbi krimet e luftës. Materialet e digjitalizuara do të shërbejnë si burim i vlefshëm për hulumtimet akademike dhe për një kuptim më të plotë të së kaluarës.

IKKL vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve vendorë, si z. Ahmet Grajqevci nga KKAFZhK, si dhe të partnerëve ndërkombëtarë, Sh.T. Jonathan Hargreaves, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, dhe z. Nuno Queirós nga UNDP, të cilët përmes bashkëpunimit dhe besimit të treguar kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e proceseve të dokumentimit dhe memorializimit.

Ky proces i hapur ka synim për të ndërtuar bazë të besueshme të të dhënave, në shërbim të institucioneve, studiuesve dhe shoqërisë në tërësi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors