Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sot, mijëra fëmijë në Kosovë ulen në bankat shkollore. Për disa është dita e parë e shkollës, për të tjerë vazhdimi i një rrugëtimi të mbushur me dije, miqësi dhe ëndrra për të ardhmen.

Por në historinë tonë ka mijëra fëmijë që nuk patën mundësinë ta fillonin, ta vazhdonin apo ta përfundonin këtë rrugëtim. Fëmijë, jetët dhe ëndrrat e të cilëve u ndërprenë nga dhuna dhe krimet e forcave serbe në Kosovë.

Mes tyre ishte edhe Donjeta Krasniqi nga Drenoci i Malishevës.

Donjeta sapo kishte nisur parashkollorin. Nuk i kishte mbushur ende shtatë vjet kur, më 4 maj 1999, u vra së bashku me gjashtë civilë të tjerë që kishin kërkuar strehim në malet e Damanekut.

Ajo nuk pati një tjetër 1 Shtator. Nuk pati një bankë tjetër shkollore, një libër të ri në duar, as mundësinë të rritej dhe t’i realizonte ëndrrat e saj.

Sot, fëmijët tanë e fillojnë vitin shkollor në një Kosovë të lirë, duke mësuar në gjuhën e tyre, historinë e tyre dhe duke ëndërruar të ardhmen e tyre.

Kjo liri na jep edhe përgjegjësinë për të mos harruar ata që mungojnë.

Të dokumentojmë. Të kujtojmë. T’ua përcjellim brezave të ardhshëm të vërtetën për fëmijët, ëndrrat e të cilëve mbetën përgjithmonë të papërfunduara.

Sot, kur dëgjojmë zilen e shkollës në Kosovën e lirë, le të kujtojmë të gjithë fëmijët që nuk patën mundësinë ta dëgjonin përsëri.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors