Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sot, IKKL prezantoi versionin fillestar të listës preliminare të viktimave të luftës së fundit në Kosovë, në prani të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, si dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, akademisë, sistemit të drejtësisë, ekspertëve dhe organizatave të shoqërisë civile.

Gjatë takimit u prezantuan metodologjia e ndjekur për ndërtimin e databazës, burimet e përdorura, procesi i harmonizimit të të dhënave, si dhe rezultatet e punës së deritanishme të Institutit në dokumentimin e viktimave të luftës. Takimi u zhvillua në frymë konsultimi profesional dhe kishte për qëllim diskutimin, plotësimin dhe verifikimin e mëtejshëm të të dhënave, si hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një evidence shtetërore të saktë, të besueshme dhe metodologjikisht të verifikuar për viktimat e luftës në Kosovë (1998–1999).

IKKL shpreh mirënjohje për pjesëmarrjen, kontributin dhe komentet profesionale të të gjithë të pranishmëve, të cilat do të kontribuojnë në avancimin e mëtejshëm të këtij zhvillimi. Procesi do të vazhdojë edhe në fazat e ardhshme, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet, ekspertët, organizatat dhe familjarët e viktimave, me synimin që databaza të plotësohet dhe të përditësohet vazhdimisht, në përputhje me mandatin ligjor të IKKL-së dhe standardet më të larta profesionale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors