Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sot, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së pati kënaqësinë të mirëpresë në vizitë Refik Hodžić, i cili është njëri nga zërat më të njohur nga rajoni në fushën e drejtësisë tranzicionale, dokumentimit të krimeve të luftës dhe kujtesës kolektive. Përgjatë karrierës së tij, z. Hodžić ka kontribuar në institucione dhe procese të rëndësishme ndërkombëtare që lidhen me ballafaqimin me të kaluarën dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme.

Gjatë takimit u diskutua për punën dhe prioritetet e IKKL-së, sfidat e dokumentimit të krimeve të luftës në Kosovë, si dhe përvojat ndërkombëtare që mund të shërbejnë në forcimin e kapaciteteve institucionale.

IKKL mbetet i hapur për bashkëpunim me profesionistë dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë në funksion të së vërtetës, kujtesës dhe drejtësisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors