Në këtë përvjetor, përulemi me nderim para sakrificës së dëshmorëve dhe të gjitha viktimave të luftës, duke rikujtuar se liria e Kosovës është ndërtuar mbi vuajtje, qëndresë dhe sakrificë të jashtëzakonshme njerëzore.
Për IKKL-në, 12 Qershori është ditë feste, reflektimi dhe përgjegjësie institucionale për të ruajtur kujtesën kolektive, për të dokumentuar të vërtetën dhe për të mos lejuar që krimet e kryera gjatë luftës të harrohen, relativizohen apo mohohen. E vërteta historike është themeli mbi të cilin ndërtohet drejtësia, ndërsa kujtesa është garancia që krimet e së kaluarës të mos përsëriten kurrë.
E gëzofshim lirinë e Republikës sonë.