Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Konferenca vazhdoi punimet e saj me panelin e shtatë të diskutimit me temë: “Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë: Angazhimi i vazhdueshëm për dokumentimin dhe adresimin e krimeve të luftës”, moderuar nga Greta Avdyli.

Panelistët ishin përfaqësues të IKKL-së:

Sedat Sahitaj, Udhëheqës i Divizionit për Analiza të Specializuara;

Bleona Maxharraj, Zyrtare e Lartë e Vlerësimit të Dëmeve të Luftës; dhe

Arjeta Gashi-Gara, Zyrtare e Lartë e Analizës së Viktimave.

Diskutimi u përqendrua në krijimin e platformës digjitale për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë, duke përfshirë: metodologjinë, strukturën, burimet, sfidat dhe objektivat afatgjatë. Kjo platformë është e para e këtij lloji e krijuar nga institucionet shtetërore.

Procesi i punës së divizionit përfaqëson një projekt me rëndësi strategjike afatmesme dhe afatgjatë. U evidentua mungesa e një database institucionale të unifikuar dhe e një pikë qëndrore referimi për studiuesit që duan të studiojnë krimet e luftës, gjë që nxit nevojën për një qasje standardizuese ndaj viktimave dhe për ruajtjen autentike të narrativës së tyre.

Metodologjia është e strukturuar për të lidhur viktimën me burimin dhe ngjarjen, duke kaluar nga e përgjithshmja te e veçanta, me trajtim të barabartë pa dallim etnie. Verifikimi është shumëburimor dhe dokumentimi individual i çdo viktime siguron integritetin e informacionit.

Teknologjia përdoret për trajtimin e rasteve specifike dhe shmangien e duplikimeve, ndërsa databaza e viktimave organizohet sipas statusit të verifikimit. Klasifikimi i viktimave bëhet sipas periudhave kohore dhe kategorive ligjore.

Për dokumentimin e viktimave përdoren burime të ndryshme, duke përfshirë dokumente zyrtare, të dhëna statistikore, arkiva institucionale, databaza ekzistuese dhe botime shkencore të verifikueshem edhe në terren.

Sfidat kryesore lidhen me distancën kohore nga ngjarjet, emigrimin e familjeve, mungesën e dokumentacionit, dëshmitarë kontradiktorë dhe nevojën për mbrojtjen e të dhënave.

Qëllimi kryesor është krijimi i një database të hapur dhe digjitale, e përditësueshme, që verifikon ekzistencën e viktimave dhe shërben si platformë referuese për studime dhe institucione.

Diskutimi u zhvillua në një kornizë akademike dhe institucionale, duke adresuar qasje shkencore, etike dhe ndërdisiplinore në dokumentimin e krimeve të luftës dhe pasojave të tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors