Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare e IKKL-së po konsolidohet në hapësirë të rëndësishme akademike për trajtim shkencor të krimeve të luftës dhe pasojave të tyre afatgjata.

Me titull “From War to Recovery: A Multidisciplinary Approach Towards Kosovo’s War Trauma”, konferenca e dytë e Institutit synon të ofrojë analiza të thelluara mbi traumën e luftës dhe proceset e rimëkëmbjes, përmes një qasjeje të integruar dhe ndërdisiplinare. Punimet dhe diskutimet do t’i qasen krimeve të luftës nga perspektiva juridike, historike, sociologjike, psikologjike dhe politike, duke e vendosur përvojën dhe zërin e viktimave në qendër të debatit shkencor.

Si vazhdimësi e edicionit të parë, edhe kjo konferencë synon të avancojë standardet akademike, të nxisë debatin shkencor ndërkombëtar dhe të kontribuojë në ndërtimin e dijes së bazuar në evidencë mbi traumën e luftës, si dhe proceset e drejtësisë dhe rimëkëmbjes.

Konferenca do të mbahet më 17–20 shkurt 2026, në objektin e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors