Në kuadër të takimit, znj. Vokshi nënshkroi memorandumin për t’i dorëzuar arkivit të IKKL-së materiale që përmbajnë intervista me dëshmitarë të mbijetuar të masakrave dhe krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, si dhe materiale të tjera dokumentuese që ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës dhe ruajtjen e kujtesës kolektive.
IKKL vlerëson lart kontributin e gazetarëve dhe mediave dhe mbetet i përkushtuar në mbledhjen, ruajtjen dhe dokumentimin e dëshmive që shërbejnë për hulumtimin shkencor, informimin e publikut dhe ruajtjen e memories historike të luftës në Kosovë.
