Gjatë vizitës, përfaqësuesit e IKKL-së prezantuan misionin, objektivat, aktivitetet dhe arritjet e deritanishme të institutit në dokumentimin, hulumtimin dhe ruajtjen e dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Studentët dhe profesorët shprehën interesim të veçantë për punën e institutit, ndërsa u njohën nga afër edhe me arkivin e IKKL-së, i cili përmban dokumente, dëshmi dhe materiale me rëndësi të veçantë për kujtesën kolektive.
IKKL vlerëson lart interesimin e komunitetit akademik ndërkombëtar dhe mbetet i përkushtuar në ndërtimin e bashkëpunimeve që kontribuojnë në hulumtim, edukim dhe ruajtjen e së vërtetës historike.









