Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) mirëpriti sot studentët e Prishtina International Summer University (PISU), pjesëmarrës në lëndën Gender, Migration and Diaspora, të udhëhequr nga prof. Vjollca Krasniqi nga Universiteti i Prishtinës dhe prof. Dafina Paca nga Cardiff University.

Studentët u pritën nga Drejtori i IKKL-së, z. Atdhe Hetemi, i cili i njoftoi me mandatin, kompetencat, organizimin dhe aktivitetet e Institutit, si dhe me angazhimin institucional në hulumtimin, dokumentimin, ruajtjen dhe trajtimin e dëshmive dhe materialeve që lidhen me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në kuadër të vizitës, studentët vizituan edhe arkivin e Institutit, ku u njohën nga afër me procesin e ruajtjes, sistemimit dhe digjitalizimit të materialeve arkivore, si dhe me dokumentacionin dhe dëshmitë që administron IKKL.

Gjatë takimit, Drejtori i IKKL-së i ftoi studentët që, në kuadër të angazhimeve të tyre akademike dhe hulumtuese, të shfrytëzojnë arkivin dhe fondin dokumentar të Institutit për realizimin e hulumtimeve shkencore që trajtojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ai theksoi se IKKL mbetet i përkushtuar për të mbështetur komunitetin akademik, studiuesit dhe hulumtuesit, duke ofruar qasje në burime dokumentare që kontribuojnë në avancimin e njohurive shkencore dhe dokumentimin e së vërtetës.

Vizita u zhvillua në frymën e bashkëpunimit ndërmjet Institutit dhe komunitetit akademik, me synimin për të promovuar hulumtimin shkencor, ruajtjen e kujtesës institucionale dhe trajtimin e së kaluarës mbi bazën e fakteve dhe dëshmive.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors