Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL vazhdon me intensitet vizitat zyrtare në Maqedoninë e Veriut, në funksion të sigurimit të materialeve arkivore dhe thellimit të bashkëpunimeve institucionale për dokumentimin e krimeve të luftës.

Gjatë qëndrimit në Shkup u zhvilluan takime me historianin Qerim Lita, i cili edhe kësaj radhe dorëzoi materiale arkivore për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Vizita vijoi në organizatën humanitare “El Hilal”, ku delegacioni i IKKL – së u prit nga Kryetari z. Behixhudin Shehapi dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast, organizata “El Hilal” dorëzoi sasi voluminoze materialesh arkivore që dokumentojnë dëbimet e refugjatëve shqiptarë të vitit 1999.

Në kuadër të kësaj vizite u zhvillua gjithashtu takim me z. Adrian Kerimi, Zëvendëskryeredaktor i Televizionit Kombëtar Alsat M, i cili nënshkroi procesverbalin e dorëzim-pranimit të materialeve arkivore dhe shprehu gatishmëri për mbështetje të mëtejshme të Institutit në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Edhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq, dorëzuan materiale arkivore nga dega e tyre në Kumanovë. Ky bashkëpunim u bë i mundur duke i’u falenderu Sekretarit të Kryqit të Kuq në Shkup z. Sait Saiti dhe znj. Shpejta Hiseini nga dega në Kumanovë.

Instituti me përkushtim punon në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel rajonal dhe në zgjerimin e fondit arkivor, me synimin e vetëm; dokumentimin e plotë të krimeve të luftës dhe ruajtjen e së vërtetës historike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors