Në përfundim të studimeve të doktoratës (PhD) në Shkenca Politike në South East European University. Drejtoreshë e Departamentit të Hulumtimit në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
Merr pjesë në konferencën e IKKL-së si bashkautore me punimin shkencor: “Sexual Violence as a Weapon of War in Kosovo: Post-war Survivor Care and Healing”.
Përvoja profesionale:
– Ish-asistente mësimore për tre vite në Departamentin e Sociologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës;
– Ka përkthyer tre libra shkencorë nga anglishtja në shqip në fushën e kombësisë dhe nacionalizmit;
– Bashkautore e librit “Kujtesa e Trepçës, Trepça e Kujtesës”;
– Ka qenë pjesë e ekipit hulumtues të projektit mbi dokumentimin e masakrës së Krushës së Madhe;
– Pjesë e ekipit hulumtues në dokumentimin e historisë sociale dhe kulturore të kombinatit Trepça.
Hulumtimi dhe interesat akademike:
– Fokus në dokumentimin e kujtesës kolektive dhe kujtesës së luftës, ruajtjen sistematike dhe analizën shkencore të narrativave historike dhe shoqërore;
– Interesat përfshijnë studimet mbi nacionalizmin, formimin e identitetit, dokumentimin e krimeve të luftës dhe politikat kulturore.
– Aktualisht është pjesë e ekipit udhëheqës të projektit trevjeçar (2025–2028) “Kujtesa e masakrave në Kosovë: dokumentimi i kujtesës së të mbijetuarve në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998–1999”.
