Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Gjatë këtyre javëve, IKKL ka vijuar punën për mbledhjen, dokumentimin, pranimin dhe ruajtjen e materialeve e dëshmive që lidhen me luftën dhe pasojat e saj.

Në kuadër të kësaj pune, znj. Teuta Hoxha Jahaj nga Prishtina dorëzoi dokumente me vlerë dokumentuese, përfshirë edhe kartonin e gjelbër të lëshuar nga regjimi serb gjatë luftës, i cili shërbente për evidentimin administrativ të qytetarëve të Kosovës.

Në IKKL u pranuan gjithashtu dosja personale e z. Afrim Dashi nga Kaçaniku, lidhur me keqtrajtimin dhe përvojat e tij gjatë luftës në Kosovë.

Z. Asllan Mujku dorëzoi materiale lidhur me nënën dhe motrën e tij, të vrara gjatë vitit 1999, si dhe dëshmi mbi me rrethanat e vrasjes së familjareve të tij, duke kontribuar në dokumentimin e rrethanave të krimit.

Në kuadër të bashkëpunimit me komunitetin jashtë Kosovës, IKKL mirëpriti z. Blerim Zeqiri, kryetar i Shoqatës “Dardanët” në Francë, i cili ka kontribuar me materiale dhe në identifikimin e burimeve relevante, si dhe në informimin e komunitetit në Francë për punën e Institutit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe ruajtjes së materialeve arkivore. Në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, z. Gjon Gegaj u punua në restaurimin dhe konservimin profesional të materialeve të dëmtuara të IKKL-së.

Po ashtu, IKKL pranoi nga QKMF në Skenderaj dokumentacion të pacientëve të trajtuar pas luftës, veçanërisht gjatë vitit 2000. Këto materiale përbëjnë burime të rëndësishme për dokumentimin e pasojave të luftës dhe periudhës së pasluftës.

Gjatë kësaj periudhe u zhvilluan edhe intervista me dëshmitarët nga Bllaca, z. Sheip Nuhi Fera dhe z. Zelqif Bardhi, si dhe me aktivisten humanitare Barie Bela nga Shkupi. Dëshmitë e tyre dokumentojnë përvojat në pritjen, strehimin dhe mbështetjen e mijëra qytetarëve të dëbuar me forcë nga Kosova.

IKKL falënderon të gjithë kontribuuesit dhe bashkëpunëtorët për besimin dhe përkushtimin në ruajtjen e dëshmive, dokumenteve dhe kujtesës historike të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors