Drejtori Ekzekutiv, Atdhe Hetemi, priti në takim Nazmi Jakurtin nga Lidhja Shqiptare në Botë, ku u diskutua për projekte të përbashkëta dhe thellimin e bashkëpunimit me diasporën shqiptare.
Instituti pranoi një sërë materialesh me vlerë dokumentare dhe historike:
Nysret Sertolli, aktivist dhe arsimtar nga Malisheva, dhuroi librin e tij autorial mbi ngjarjet e 1 dhe 2 prillit 1999 në Bellanicë, me dëshmi për dëbimet, dhunën dhe vrasjet në atë zonë.
Arbër Zariqi dorëzoi librin monografik të Qerim Zariqit.
Galip Beqiri dorëzoi librin e tij monografik mbi veprimtarinë dhe kontributin ndër vite.
Januz Mazreku dorëzoi materiale arkivore (video, fotografi dhe dokumente) nga periudha 1990–1999.
Valentina Shahini Grajqevci dorëzoi materiale për Izet Grajqevcin, në shenjë kujtimi dhe respekti.
Sadik Pervetica dorëzoi materiale personale si dëshmi të përjetimeve gjatë viteve 1981–1999.
Regjisori dhe producenti i filmave dokumentarë me tematikë të luftës, z. Ujkan Hyssj, pasuroi arkivin e Institutit duke dorëzuar materialet e tij digjitale.
Përfaqësuesit e IKKL-së morën pjesë në manifestimin përkujtimor “Bllaca ’99”, ku u zhvilluan aktivitete përkujtimore, ekspozita, promovime librash dhe takime bashkëpunimi.
Më 17 prill, përfaqësues të Institutit morën pjesë në përkujtimin e Masakrës së Poklekut, si dhe në promovimin e romanit “Revolta e Syzifit”.
Po ashtu, stafi i IKKL-së priti në takim Abaz Pllanën nga Shoqata “Iliria” në Lyon, i cili u njoftua nga afër me punën e Institutit dhe vlerësoi angazhimin e stafit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me diasporën.
IKKL shpreh mirënjohje për secilin kontribuues dhe fton të gjithë qytetarët që posedojnë dokumente, fotografi apo dëshmi nga periudha e luftës t’i dorëzojnë në Institut. Çdo material i ruajtur është një hap më shumë drejt së vërtetës, drejtësisë dhe kujtesës kolektive.









