Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Gjatë kësaj jave, IKKL ka zhvilluar këto aktivitete në funksion të dokumentimit dhe ruajtjes së kujtesës historike.

Stafi i IKKL-së u prit në takim nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ku u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe organizimin e ekspozitave, në shënim të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Në IKKL u prit Zymer Sinanaj, i cili u njoh me punën e institutit dhe dorëzoi materiale arkivore, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Instituti priti gjithashtu Velibor Čović nga Mali i Zi, i cili vizitoi arkivin dhe konfirmoi përkushtimin e tij për të kontribuar edhe më tej me materiale të tjera.

Publicisti dhe gazetari Shefki Ukaj, përgëzoi punën e institutit dhe pasuroi arkivin me dokumente që dëshmojnë për periudhën e represionit.

Regjisori dhe gazetari Korab Lecaj dorëzoi filma dokumentarë me tematikë të luftës, duke kontribuar në pasurimin e mëtejmë të arkivit të IKKL-së.

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Musa Tolaj, vajza e tij, znj. Mirlinda Tolaj, dorëzoi materialet e tij arkivore, duke ruajtur dhe promovuar një trashëgimi të çmuar kulturore dhe historike.

IKKL do të vazhdojë me përkushtim punën në dokumentimin e së vërtetës dhe ruajtjen e kujtesës historike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors