Në kuadër të bashkëpunimit institucional, u zhvillua takim me Ngadhnjim Arrni për forcimin e kapaciteteve në dokumentim dhe hulumtim të krimeve të luftës.
Instituti priti studentë nga Mathias Corvinus Collegium, të shoqëruar nga Julius Strauss, si dhe producentët e dokumentarit “Return to Kosovo” dhe Besnik Deliu.
U realizua takim me Musa Dakaj dhe Nezir Fejza, ku u nënshkrua procesverbali për dorëzimin e dokumenteve historike në arkivin e Institutit.
IKKL nënshkroi bashkëpunim me Perspektiva për dokumentimin e përvojave të komuniteteve egjiptian dhe ashkali gjatë luftës.
Stafi mori pjesë në Akademinë Përkujtimore të Masakrës së Celinës, si dhe në përkujtimin e 27-vjetorit të martirëve të Kotlinës.
U realizuan intervista me Arben Bobani dhe Rajmonda Kameri, duke dokumentuar dëshmi të rëndësishme të krimeve të luftës.
U zhvillua takim edhe me redaksinë e Kosovarja, përmes Gani Dili dhe Safet Krivaca, për pasurimin e arkivit me materiale historike.
IKKL ishte e pranishme në homazhet për viktimat e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, duke nderuar kujtimin e tyre dhe duke shprehur solidaritet me familjet.
IKKL do të vazhdojë punën e përkushtuar në dokumentimin e së vërtetës dhe ruajtjen e kujtesës historike.








