Qëndrimet e Hamëz Jasharit duhen dëgjuar me vëmendje, sepse fjala e mençur veç sa fiton vlerë me kalimin e kohës.
Sot, më shumë se kurrë, na duhet t’i bashkojmë forcat karshi zullumqarëve, ta mbrojmë të vërtetën, ta ruajmë dashurinë për vendin e shtetin dhe ta vëmë të mirën e përgjithshme mbi çdo interes vetjak a grupor.