Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, duke përfshirë krijimin e lidhjeve me institucione homologe në Riad dhe më gjerë, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave në fusha me interes të përbashkët.
Drejtori Hetemi prezantoi misionin dhe aktivitetet e IKKL-së, me theks të veçantë në angazhimin e Institutit për dokumentimin, hulumtimin shkencor dhe ruajtjen e kujtesës historike për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në shenjë vlerësimi, Ambasadori Lulzim Mjeku i dhuroi IKKL-së librin e tij “Neoshqiptarizmat për shekullin e ri”, duke kontribuar në pasurimin e fondit bibliotekar të Institutit.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, duke riafirmuar gatishmërinë për forcimin e lidhjeve institucionale dhe zhvillimin e bashkëpunimit në të ardhmen.