Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, z. Atdhe Hetemi, priti në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, z. Avni Dehari, dhe ish-të burgosurin politik, z. Nezir Myrtaj.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit me të gjithë akterët e shoqërisë në funksion të një dokumentimi sa më gjithëpërfshirës të kujtesës historike. Me këtë rast, z. Nezir Myrtaj i dhuroi bibliotekës së IKKL-së librin e tij “Homazh për flijimtarët”, si kontribut në pasurimin e fondit dokumentar të Institutit.

Në kuadër të aktiviteteve të dokumentimit, stafi i IKKL-së zhvilloi gjithashtu një sërë takimesh me individë dhe institucione, të cilët kontribuuan me materiale dhe dëshmi me rëndësi të veçantë për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Z. Ahmet Ahmeti nga Reçaku, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës, nënshkroi procesverbalin e bashkëpunimit me IKKL-në dhe shprehu gatishmërinë për të dorëzuar materiale dhe dëshmi me vlerë për dokumentimin e krimeve të luftës.

Z. Murat Loku, veteran invalid i UÇK-së nga Hani i Elezit, dorëzoi materiale me rëndësi të veçantë, përfshirë fotografi që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Gazetari Gazmend Elshani i dhuroi IKKL-së dokumente burimore me vlerë të veçantë, duke përfshirë ditarin e tij personal të shkrimeve nga periudha e luftës, si dhe incizime autentike që dokumentojnë krimet e kryera në Kosovë nga regjimi serb.

Po ashtu, z. Gazmend Pula, kryetar i Komitetit Kosovar të Helsinkit, u takua me stafin e IKKL-së dhe dorëzoi deklarata, raporte dhe dokumente me rëndësi të veçantë, të cilat dokumentojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë që nga fillimi i viteve ’90.

IKKL shpreh mirënjohje për të gjithë individët dhe institucionet që, përmes dokumenteve, dëshmive dhe materialeve arkivore, kontribuojnë në dokumentimin e së vërtetës dhe ruajtjen e kujtesës historike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors