Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-se, z. Atdhe Hetemi, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Prof. Petrit Malaj, shoqëruar nga Ministër Këshilltar znj. Pranvera Teli Dibra.

Gjatë takimit u diskutua mbi aktivitetet e deritanishme të Institutit, projektet që janë në proces të zbatimit, si dhe rëndësia e bashkëpunimit institucional në funksion të përmbushjes së mandatit të IKKL-së.

Në kuadër të vizitës, u pa nga afër edhe Arkivi i IKKL-së, ku u njoftuan me procesin e grumbullimit, ruajtjes dhe administrimit të materialeve dokumentare.

Drejtori Ekzekutiv, z. Hetemi, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Shqipërisë dhe vlerësoi lart bashkëpunimin institucional, duke theksuar rëndësinë e avancimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në realizimin e objektivave të përbashkëta.

Takimi u zhvillua në frymën e mirëkuptimit dhe angazhimit të ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushat me interes të përbashkët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors