Gjatë takimit u prezantua progresi i arritur në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, me fokus të veçantë në avancimin e Databazës Shtetërore të Viktimave, si dhe planet për zhvillimin e databazës së masakrave dhe varrezave masive në Kosovë.
Në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes institucionale për proceset e dokumentimit, ruajtjes së kujtesës historike dhe avancimit të drejtësisë tranzicionale në Republikën e Kosovës.


