Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, Dr. Atdhe Hetemi, u prit sot në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj.

Gjatë takimit, Drejtori Hetemi e njoftoi Presidentin Begaj me punën e deritanishme të Institutit në hulumtimin, dokumentimin dhe ruajtjen e dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua bashkëpunimit të IKKL-së me institucionet e Republikës së Shqipërisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Bibliotekën Kombëtare dhe institucione të tjera me të cilat Instituti ka krijuar bashkëpunim.

U diskutua gjithashtu për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në identifikimin dhe sigurimin e dokumenteve, fotografive, materialeve audiovizive dhe dëshmive të tjera që ruhen në Shqipëri dhe lidhen me periudhën e luftës në Kosovë.

IKKL e vlerëson këtë takim si një mundësi për të avancuar më tej bashkëpunimin institucional me Shqipërinë, në mënyrë që materialet me vlerë historike të identifikohen dhe të ruhen për brezat e ardhshëm.

Falënderojmë Presidentin Begaj për pritjen dhe diskutimin, si dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Ambasadorin Petrit Malaj dhe Prof. Pranvera Teli për mbështetjen dhe koordinimin e takimit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors