Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, Dr. Atdhe Hetemi, mbajti sot ligjëratë në kuadër të International School for Teachers, organizuar në Pragë nga Instituti për Studimin e Regjimeve Totalitare (ÚSTR), me pjesëmarrjen e mësimdhënësve, studiuesve dhe profesionistëve nga vende të ndryshme evropiane.

Në ligjëratën me temë “Comprehensive and Interdisciplinary Approaches to War Crimes Documentation”, Dr. Hetemi prezantoi përvojën e Kosovës në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, rëndësinë e metodologjive ndërdisiplinore dhe domosdoshmërinë për ndërtimin e një dokumentimi të verifikuar dhe profesional. Një pjesë e veçantë e prezantimit iu kushtua lidhjes ndërmjet dokumentimit, kujtesës kolektive dhe edukimit. U diskutua se si dëshmitë dhe materialet arkivore, kur verifikohen dhe kontekstualizohen profesionalisht, mund të shërbejnë për hulumtime dhe drejtësi, por edhe për mësimdhënien e historisë së afërt dhe të kontestuar.

Pjesëmarrja e IKKL-së në këtë forum ndërkombëtar krijoi mundësi për shkëmbimin e përvojës së Kosovës me praktikat evropiane në fushën e dokumentimit, kujtesës dhe edukimit, si dhe për diskutime mbi mënyrat se si arkivat dhe dokumentacioni i verifikuar mund të shndërrohen në burime të dobishme për mësimdhënësit, studiuesit dhe shoqërinë në përgjithësi.

IKKL falënderon Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Pragë, Sh.S. Albesjana Iberhysaj, për pjesëmarrjen në ligjëratë dhe për mbështetjen e vazhdueshme në krijimin e mundësive që përvoja e Kosovës të prezantohet dhe të përfshihet në diskutime të tilla ndërkombëtare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors