Në takim, Drejtori Hetemi prezantoni mandatin dhe bazën ligjore, metodologjinë dhe punën dokumentuese dhe hulumtuese të Institutit. Ai, ndër të tjera, theksoi rëndësinë e qasjes shkencore, sistematike dhe objektive në dokumentimin e proceseve historike.
Pjesëmarrësit në takim, nga ana tjetër, shprehën interes për punën e Institutit, me ç’rast u zhvillua një diskutim i hapur mbi nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e dokumentimit të krimeve të luftës , në shërbim të paqes dhe drejtësisë.








