Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Dr. Ardiana Shala – Merr pjesë në konferencën e IKKL-së si autore me punimin shkencor: “Gender violence, recognition and state responsibilities”.

Psikologe e specializuar në Psikologjinë Sociale, e Traumës dhe Klinike. Ka përfunduar studimet universitare në Psikologji në Universitetin e Lirë të Berlinit, Gjermani, si dhe studimet e doktoratës në Universitetin Nottingham Trent, Mbretëria e Bashkuar. E trajnuar si terapiste në Terapinë Kognitive-Sjellore (CBT).

📝 Merr pjesë në konferencën e IKKL-së si autore me punimin shkencor: “Gender violence, recognition and state responsibilities”.

💼 Përvoja profesionale:

– Ka punuar me disa organizata kombëtare dhe ndërkombëtare në Kosovë, duke ofruar mbështetje psikologjike dhe duke kontribuar në iniciativa që lidhen me shëndetin mendor dhe traumën.

📚 Hulumtimi dhe interesat akademike:

– Hulumtimi i saj përqendrohet në përvojat e të mbijetuarve të dhunës me bazë gjinore gjatë luftës në Kosovë, rolin e organizatave të sektorit të tretë dhe përgjegjësinë e shtetit në ofrimin e mbështetjes për këta individë.

Punimi i doktoratës është botuar në Peace and Conflict: Journal of Peace Psychology (APA) dhe në vëllimin e redaktuar nga Routledge, Feminist Encounters in State-Building: The Role of Women in Making the State in Kosovo.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors