E dëbuar me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, ajo u detyrua të largohej nga shtëpia dhe të kërkonte strehim në malet e Berishës, ku qëndroi për muaj të tërë në kushte të rënda mbijetese, mes pasigurisë dhe mungesës së ushqimit.
Në këtë fragment të rrëfimit të saj, pak fjalë dëshmojnë një realitet shumë më të gjerë: dëbimin me dhunë të popullsisë civile, jetën në kushte të rënda dhe humbjen e familjarëve gjatë luftës.
Dëshmi të tilla janë pjesë e kujtesës sonë dokumentare. Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë vazhdon mbledhjen, ruajtjen dhe dokumentimin e tyre, me qëllim që përvojat e viktimave dhe të mbijetuarve të ruhen si dëshmi për brezat dhe si pjesë e dokumentimit institucional të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.