Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

“…150 i kan varrosë n’Verbovc sot, sa jom kon unë aty” – Sala Bylykbashi, Tersenik/Gllogovc

E zhvendosur nga një vend në tjetrin për muaj me radhë, Sala Bylykbashi rrëfen për dhunën, plaçkitjen, vrasjet, plagosjet dhe njerëzit që u morën e për fatin e të cilëve familjarët nuk dinin më asgjë.

Nga Krajkova në Çikatovë, më pas në Gllobar e Vërbovc, rrëfimi i saj përshkruan një rrugëtim të vazhdueshëm nën frikë dhe pasiguri. Në Vërbovc, ajo dëshmon se pa varrimin e 150 personave të vrarë nga ushtria serbe, ndërsa familje të tëra vazhdonin të kërkonin më të dashurit e tyre, disa prej tyre të pagjetur edhe sot, 27 vjet pas lufte.

Dëshmia e Salës është një nga ato kujtime që na rikthen te një e vërtetë e rëndë: pas çdo numri qëndron një njeri, një familje dhe një histori që ende kërkon të dëgjohet.

IKKL vazhdon të dokumentojë ngjarjet e luftës, jo vetëm për të ruajtur dëshmitë e së kaluarës, por për të mos lejuar që dhimbja e atyre që u vranë, u zhdukën dhe u ndanë nga familjet e tyre të mbetet pa zë e drejtësi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors