Divizioni i Verifikimit ka për mision të sigurojë kontrollin dhe verifikimin e informacionit të mbledhur për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, duke garantuar autenticitetin dhe saktësinë e të dhënave.
Përgjegjësitë
Verifikimi i origjinës së materialeve që dokumentojnë krimet e luftës;
Sigurimi i autenticitetit të materialeve për të garantuar besueshmërinë e informacionit;
Grumbullimi, verifikimi, sistemimi dhe ruajtja e të dhënave që dokumentojnë rrethanat e kryerjes së krimeve;
Krahasimi i të dhënave të mbledhura dhe verifikimi i saktësisë së tyre për të siguruar integritetin e informacionit;
Paraqitja e rezultateve të verifikimeve të kryera për ndihmuar proceset e hulumtimit dhe dokumentimit;
Realizimi i përgjegjësive të tjera që lidhen me plotësimin dhe verifikimin e të dhënave për krimet e luftës.