Divizioni i Mbledhjes ka për mision mbledhjen dhe dokumentimin e burimeve të rëndësishme për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, duke iu qasur këtyre ngjarjeve nga aspektet historike, ushtarake, juridike dhe sociale.
Përgjegjësitë
Mbledhja e burimeve të rëndësishme për dokumentimin e krimeve të luftës nga perspektiva të ndryshme, përfshirë ato historike, ushtarake, ekonomike dhe kulturore;
Angazhohet për mbledhjen e materialeve lidhur me humbjet në njerëz, dëmet fizike dhe psikologjike, dhe dëmet në (pronën kulturore) trashëgiminë kulturore e ambientale;
Mbledhja e të dhënave për krimet e kryera, viktimat dhe dëmet, duke përfshirë përcaktimin e vendit dhe kohës së kryerjes, rrethanat e krimeve dhe identifikimin e viktimave e dëshmitarëve;
Dhurimi, blerja dhe huazimi i kopjeve fizike/digjitale për IKKL-në dhe krijimi i fondit arkivor;
Mbledhja, sistemimi dhe botimi i kujtimeve të të mbijetuarve të krimeve të kryera gjatë luftës;
Kryerja e përgjegjësive të tjera për mbledhjen e të dhënave në lidhje me dokumentimin e krimeve.