Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Divizioni i Mbledhjes

Misioni

Divizioni i Mbledhjes ka për mision mbledhjen dhe dokumentimin e burimeve të rëndësishme për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, duke iu qasur këtyre ngjarjeve nga aspektet historike, ushtarake, juridike dhe sociale.

Përgjegjësitë

  • Mbledhja e burimeve të rëndësishme për dokumentimin e krimeve të luftës nga perspektiva të ndryshme, përfshirë ato historike, ushtarake, ekonomike dhe kulturore;
  • Angazhohet për mbledhjen e materialeve lidhur me humbjet në njerëz, dëmet fizike dhe psikologjike, dhe dëmet në (pronën kulturore) trashëgiminë kulturore e ambientale;
  • Mbledhja e të dhënave për krimet e kryera, viktimat dhe dëmet, duke përfshirë përcaktimin e vendit dhe kohës së kryerjes, rrethanat e krimeve dhe identifikimin e viktimave e dëshmitarëve;
  • Dhurimi, blerja dhe huazimi i kopjeve fizike/digjitale për IKKL-në dhe krijimi i fondit arkivor;
  • Mbledhja, sistemimi dhe botimi i kujtimeve të të mbijetuarve të krimeve të kryera gjatë luftës;
  • Kryerja e përgjegjësive të tjera për mbledhjen e të dhënave në lidhje me dokumentimin e krimeve.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors