Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Në shtëpinë e Sinan Muçollit, në fshatin Poklek të Drenasit, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan 53 civilë shqiptarë, në mesin e tyre 24 fëmijë të moshës nga 6 muaj deri në 12 vjeç, gra dhe të moshuar.

Fadil Muçolli, i cili në këtë masakër humbi 14 anëtarë të familjes së ngushtë, dhe Lumnije Muçolli, e mbijetuar e masakrës, rrëfejnë për tmerrin e përjetuar, humbjen e familjarëve dhe kërkesën e tyre për drejtësi.

“Nuk teret ky gjak pa dalë në shesh e vërteta.” – Fadil Muçolli

Instituti mbetet i përkushtuar në dokumentimin, ruajtjen dhe prezantimin e së vërtetës, me qëllim që krimet të mos harrohen dhe kujtimi për viktimat të ruhet për brezat e ardhshëm.

E vërteta duhet të dokumentohet. Kujtesa duhet të ruhet. Drejtësia duhet të kërkohet.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors