Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Stafi i IKKL-së realizoi sot vizita në Qyshk, Lubeniq dhe në lokalin “Panda” në Pejë, me qëllim të verifikimit dhe dokumentimit të masakrave dhe krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë vizitave, u njoh nga afër me vendet e ngjarjeve dhe me të dhënat që lidhen me krimet e kryera në këto lokacione. Dokumentimi i këtyre rasteve është pjesë e punës tonë të vazhdueshme për mbledhjen, verifikimin dhe ruajtjen e të dhënave mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në mbrëmje, u bë hapja e ekspozitës së autorit Dardan Luta, “Çarjet e qytetit të tij”. Ekspozita përfshin fotografi, katalogë dhe instalacione që pasqyrojnë dëmet dhe shkatërrimet e shkaktuara në qytetin e Pejës gjatë luftës.

IKKL fton artistët, autorët, studiuesit, fotografët, koleksionistët, familjarët e viktimave dhe të gjithë ata që posedojnë fotografi, dokumente, materiale artistike, apo dëshmi të tjera që lidhen me luftën në Kosovë, të bashkëpunojnë me Institutin për ruajtjen dhe prezantimin e tyre.

Çdo fakt është pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë. Ta dokumentojmë së bashku atë që ka ndodhur.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors