Por në historinë tonë ka mijëra fëmijë që nuk patën mundësinë ta fillonin, ta vazhdonin apo ta përfundonin këtë rrugëtim. Fëmijë, jetët dhe ëndrrat e të cilëve u ndërprenë nga dhuna dhe krimet e forcave serbe në Kosovë.
Mes tyre ishte edhe Donjeta Krasniqi nga Drenoci i Malishevës.
Donjeta sapo kishte nisur parashkollorin. Nuk i kishte mbushur ende shtatë vjet kur, më 4 maj 1999, u vra së bashku me gjashtë civilë të tjerë që kishin kërkuar strehim në malet e Damanekut.
Ajo nuk pati një tjetër 1 Shtator. Nuk pati një bankë tjetër shkollore, një libër të ri në duar, as mundësinë të rritej dhe t’i realizonte ëndrrat e saj.
Sot, fëmijët tanë e fillojnë vitin shkollor në një Kosovë të lirë, duke mësuar në gjuhën e tyre, historinë e tyre dhe duke ëndërruar të ardhmen e tyre.
Kjo liri na jep edhe përgjegjësinë për të mos harruar ata që mungojnë.
Të dokumentojmë. Të kujtojmë. T’ua përcjellim brezave të ardhshëm të vërtetën për fëmijët, ëndrrat e të cilëve mbetën përgjithmonë të papërfunduara.
Sot, kur dëgjojmë zilen e shkollës në Kosovën e lirë, le të kujtojmë të gjithë fëmijët që nuk patën mundësinë ta dëgjonin përsëri.