Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) pati kënaqësinë të mirëpresë për herë të dytë profesorë dhe studentë të programeve Bachelor dhe Master nga University of South Carolina.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e IKKL-së prezantuan misionin, objektivat, aktivitetet dhe arritjet e deritanishme të institutit në dokumentimin, hulumtimin dhe ruajtjen e dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Studentët dhe profesorët shprehën interesim të veçantë për punën e institutit, ndërsa u njohën nga afër edhe me arkivin e IKKL-së, i cili përmban dokumente, dëshmi dhe materiale me rëndësi të veçantë për kujtesën kolektive.

IKKL vlerëson lart interesimin e komunitetit akademik ndërkombëtar dhe mbetet i përkushtuar në ndërtimin e bashkëpunimeve që kontribuojnë në hulumtim, edukim dhe ruajtjen e së vërtetës historike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors