Gjatë takimit u diskutua për punën dhe prioritetet e IKKL-së, sfidat e dokumentimit të krimeve të luftës në Kosovë, si dhe përvojat ndërkombëtare që mund të shërbejnë në forcimin e kapaciteteve institucionale.
IKKL mbetet i hapur për bashkëpunim me profesionistë dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë në funksion të së vërtetës, kujtesës dhe drejtësisë.


