Psikologe e specializuar në Psikologjinë Sociale, e Traumës dhe Klinike. Ka përfunduar studimet universitare në Psikologji në Universitetin e Lirë të Berlinit, Gjermani, si dhe studimet e doktoratës në Universitetin Nottingham Trent, Mbretëria e Bashkuar. E trajnuar si terapiste në Terapinë Kognitive-Sjellore (CBT).
Merr pjesë në konferencën e IKKL-së si autore me punimin shkencor: “Gender violence, recognition and state responsibilities”.
Përvoja profesionale:
– Ka punuar me disa organizata kombëtare dhe ndërkombëtare në Kosovë, duke ofruar mbështetje psikologjike dhe duke kontribuar në iniciativa që lidhen me shëndetin mendor dhe traumën.
Hulumtimi dhe interesat akademike:
– Hulumtimi i saj përqendrohet në përvojat e të mbijetuarve të dhunës me bazë gjinore gjatë luftës në Kosovë, rolin e organizatave të sektorit të tretë dhe përgjegjësinë e shtetit në ofrimin e mbështetjes për këta individë.
Punimi i doktoratës është botuar në Peace and Conflict: Journal of Peace Psychology (APA) dhe në vëllimin e redaktuar nga Routledge, Feminist Encounters in State-Building: The Role of Women in Making the State in Kosovo.
