Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mandati:

Nëntor 2023 - Vazhdon

Pozita:

Drejtor Ekzekutiv

Dr. Atdhe Hetemi

Dr. Atdhe Hetemi ushtron detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. Ai ka mbi shtatëmbëdhjetë vjet përvojë pune profesionale, që shtrihet në organizata ndërkombëtare, si UNDP, UN-Habitat, IOM, FAO, Këshilli i Evropës, etj., në institucione akademike përmes angazhimeve në universitete e institute të ndryshme, si dhe në sektorin privat, përmes fushës së digjitalizimit (TAG Digitals). Fushëveprimtaria e tij përqendrohet kryesisht në menaxhimin e projekteve dhe programeve, si dhe në hulumtime të fushave të ndryshme, duke u shquar për zbatimin e standardeve cilësore dhe praktikave bashkëkohore. Dr. Hetemi, është autor i një libri të botuar nga Palgrave, artikujve akademikë të publikuar nga Routledge, Cambridge University Press, si dhe autor i më shumë se tridhjetë raporteve të rëndësishme të OKB-së, siç janë: Analiza e Pulsit Publik, Raportet e Paralajmërimit të Hershëm, HDR, etj. Ai njëkohësisht mban ligjërata që ndërlidhen me fenomenet politike, me theks të veçantë mbi stabilitetin e sigurinë, mbi historinë bashkëkohore të politikës, zhvillimet institucionale e të qeverisjes së mirë, si dhe mbi aspektet e përdorimit të mjeteve të teknologjisë digjitale në fushat humane.