Këto pamje prekëse nga eksodi masiv i shqiptarëve gjatë vitit 1999, shpërfaqin një prej faqeve më të errëta të historisë sonë. Gra, fëmijë dhe pleq, duke qarë me dënesë, dëshmojnë trishtimin e civilëve të pafajshëm, viktima të ofensivës serbe për spastrim etnik në Kosovë. Dhimbjet dhe vuajtjet ishin të jashtëzakonshme, por edhe më e madhe ishte dëshira dhe vendosmëria e popullit shqiptar, për t’u rikthyer dhe për të rindërtuar vendlindjen.