Sot në tryezën e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur, z. Hetemi theksoi se IKKL ka një rol të rëndësishëm në dokumentimin dhe hulumtimin e të dhënave për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Hetemi gjithashtu potencoi se duhet të jemi të vetëdijshëm për sfidat që lidhen me kohën dhe evidentimin e fakteve, por siç u shpreh ai, është e rëndësishme që ndërgjegjësimi për këtë çështje të jetë i përhershëm.
Kjo tryezë kishte për qëllim diskutimin mbi përpjekjet dhe arritjet e deritanishme intitucionale në adresimin e çështjes së personave të pagjetur. Pjesë e diskutimeve ishin edhe familjarët e të zhdukurve, përfaqësues të institucioneve, organizatave, etj.