Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Trashëgimia e familjes Kelmendi, e mishëruar përmes materialeve të ruajtura me kujdes, që dëshmojnë kontributin e tyre të pazëvendësueshëm dhe proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova, do të gjejë vendin e merituar në arkivin e IKKL-së.

IKKL pati nderin të presë në një takim të veçantë znj. Kosovare Kelmendi, vajzën e dy figurave të shquara të historisë sonë kombëtare, Nekibe dhe Bajram Kelmendi. Në këtë takim u theksua rëndësia jetike e ruajtjes së kujtesës historike përmes materialeve arkivore, si dhe domosdoshmëria që këto dëshmi të ruhen me përgjegjësi për brezat e ardhshëm.

Gjatë bisedës u ndanë kujtime dhe rrëfime të çmuara mbi përkushtimin e Bajram e Nekibe Kelmendit, prindër, intelektualë e aktivistë që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe identitetin e vendit tonë.

IKKL shpreh mirënjohje dhe falënderim të thellë për znj. Kosovare Kelmendi dhe për të gjithë ata që kontribuojnë në pasurimin e arkivit të Institutit, duke e bërë kujtesën tonë të përbashkët një bazë të pathyeshme për të ardhmen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors