Sot u takuam me z. Ardit Bido, Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave në Tiranë. Biseda jonë u përqendrua në gjetjen e formave të reja të bashkëpunimit për çështjen e digjitalizimit të arkivave dhe mënyrat më të mira për ekspozimin e dëshmive. Ndër të tjera u diskutua edhe për shqyrtimin e mundësive të transferimit të dosjeve në arkivat e IKKL-së për krimet e luftës.
IKKL-ja mbetet e përkushtuar në këtë mision dhe shpreson të vazhdojë dialogun e frytshëm me kolegët tanë në Tiranë. Së bashku, mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë në mënyrën se si ruajmë dhe ndajmë historinë tonë të përbashkët.